Ndotja e lumit Drino vazhdon..

Lumi Drino, që përshkon qytetin e Gjirokastrës ka kohë që është kthyer një vendgrumbullim mbeturinash.Ka vite që mbeturinat hidhen anës lumit duke përfshirë këtu mbetjet ndërtimore, spitalore etj pa u marr asnjë masë mbrojtjeje për mjedisin. Por edhe lumenjtë dijnë si të ” marrin hakun” e tyre ,kur rreshjet e shumta të shiut harrojnë të pushojnë ,lumenjtë fryhen e dalin nga shtrati i tyre. Jo pak herë edhe Drino ka përmbytur rrugët apo nënstacionin elektrik të qytetit, duke lënë pa energji banorët e qytetit dhe rrethit. Përmbytje prej tij kanë patur edhe tokat bujqësore, ku janë dëmtuar të mbjellat. Dikur lumi Drino ishte një vend i preferuar për pushuesit e të gjitha moshave sidomos gjatë verës ku lumi mbushej plotë nga njerëzit që laheshin në të.Ndërsa ka vite që askush nuk i ” shkon” më për ” vizitë”. Në çdo kohë, dimër-verë, ndotja e lumit i ka larguar prej tij edhe peshkatarët . Drino, duke mbledhur gjithfarëlloj ndotjesh, rrezikon përhapjen e sëmundjeve. Ujërat e zeza derdhen po në lumë, pa harruar mbetjet e ndryshme si ato të industrisë së lëkurë-këpucëve ,mbetje shtazore etj. Shumë është folur e debatuar, por gjithnjë shtrati i lumit ka mbetur si vendi kryesor ku hidhen mbeturinat e qytetit ,ndërkohë që situata mbetet e pandryshuar e lumi vazhdon të mbushet . Mungesa e investimeve në të ,e kthen lumin në një burim të sigurt sëmundjesh e infeksionesh.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment