Ndryshime në grupin e PS, pritet zëvendësimi i Ahmetajt

0
102

Sesioni i ri parlamentar pritet të sjellë ndryshime në grupin e Partisë Socialiste.

Ky grupim do të ketë pjesë të saj një deputet të ri për shkak se Arben Ahmetajt, tashmë në arrati do t’i hiqet mandati pasi ka munguar në parlament për 6 muaj.

Referuar nenit 71 pika 2 të kushtetutës, mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend.

Data 6 korrik është hera e fundit që deputeti socialist u shfaq në seancë plenare dhe në bazë të kushtetutës më 6 janar konstatohet pavlefshmëria e mandatit.

Në listën e socialistëve për qarkun e Tiranës, sipas votës preferenciale mandati i takon drejtueses së kadastrës, Dallëndyshe Bici, së cilës kryeministri Rama 10 muaj më parë i besoi drejtimin e këtij institucioni.

Nëse kjo e fundit, nuk e pranon mandatin, atëherë në listë i radhës është juristi Plarent Ndreca e cili ne zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 ka marrë 4008 vota në Tiranë.

Shkruaj nje koment