Ndryshime në krye të AKU-Gjirokastër, ja emri i drejtorit të ri

0
188

Lëvizjet në krye të drejtorive rajonale apo lokale në Gjirokastër, nuk do të prekin vetëm ato drejtori ku ende udhëhiqen nga LSI, por edhe ato që në këto katër vite drejtohen nga socialistët.

Projeksionet e një muaji më parë në grupin e punës në PS në Gjirokastër, kanë specifikuar shumë emra por gjatë rrugës, disa prej tyre janë lënë pas, disa nuk kanë përmbushur kriteret dhe këto ditë kanë ardhur deri tek propozimet konkrete.

AKU që drejtohet në katër vitet e fundit nga Beso Brahimi i PS, do të pësojë ndryshim. Drejtori i ri i AKU i prezantuar sot në kryeqytet, do të fillojë me emërimet e reja në të gjitha drejtoritë rajonale përfshirë edhe atë të Gjirokastrës.

Për këtë të fundit, është zgjedhur një grua e cila e ndajnë pak ditë nga emërimi i saj zyrtar në këtë post.

Ajo është Martha Zhapa kryetare e Forumit të Gruas së PS të Gjirokastrës.

Zonja Zhapa ka kontribute të hershme në PS të Gjirokastrës dhe në katër vitet e fundit, ka qenë kryeinspektore e Degës Rajonale të INSTAT-it.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here