Ndryshime ne kufirin greko-shqiptar

Duke nisur nga data 2 korrik do të ketë ndryshime në kufirin Greko-Shqiptar me oraret .Sipas burimeve nga pala greke, pika kufitare e Kakavijes do të jetë e hapur 24 orë si mëparë dhe jo me orar sikurse ka qenë deri tani.
Po ashtu është hapur edhe pika kufitare e Kapshticës, ku tashmë nuk do të jenë vetëm punëtorët sezonalë që mund të kalojnë nga kjo pikë, por edhe turistët sigurisht me dokumentacionin e kërkuar. Pika kufitare e Qafë-Botës
(Mavromati) deri më 7/7 do të operojë me situatën aktuale (orë 08:00 deri 16:00) dhe kufiri i hyrjes vazhdon të mbetet 250 persona. Hyrja në vend deri më tani do të jetë në përputhje me protokollet shëndetësore në fuqi. Konkretisht test PCR ose rapid test aplikimi PLF certifikatë vaksinimi.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment