NDRYSHIMET NË KUPOLËN E POLICISË

0
168

E mërkura ka nisur me takime ku pritet të zyrtarizohen lëvizjen në policinë e shtetit. Kjo është një rokadë brenda uniformës blu sepse emrat janë ata në postet e policisë.

Në pozicionin që Vocaj ka mbajtur si zv. drejtor i përgjithshëm do të vendoset Sokol Bizhga, i cili ka mbajtur detyrën e forcave lëvizëse operacionale. Në vend të Bizhgës mësohet se do të emërohet Hamdi Fjore.

Po sipas burimeve, në vend të Fjorës në Shkodër do të emërohet Ervin Hodaj. Edhe në Vlorë ka ndryshime në kreun e policisë. Gentian Berberi nuk do të drejtojë më policinë e Vlorës pasi në vend të tij do të emërohet Ermal Muça. Ky i fundit ka mbajtur detyrën e zv.drejtorit në DVP Korçë.

Niko Brahimi do të veshë sërish uniformën e drejtorit të policisë së Qarkut. Me firmën e Rrumbullakut, ai do të drejtojë policisë e Fierit. Brahimi më parë ka mbajtur detyrën e drejtorit të Policisë Shkencore. Po ashtu, ndryshimet kanë prekur edhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Lutfi Minxhozi emërohet drejtor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Në vend të Minxhozit është emëruar Gent Ndoj.

Në strukturat e qarkut të Elbasanit nuk flitet për ndryshime. Nuk dihet nëse ndryshimet vijnë për shkak të rezultateve, por thuhet se gjithçka bëhet për sigurinë. Rokada në këto qarqe ndoshta do të tregojë se do të ketë një goditje apo strategji të re në goditjen e krimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here