Ndryshimet në qeveri/ Mbërrin Presidencë propozimi i Ramës, ‘topi’ është në ‘fushën’ e Metës

0
137

Mbërrijnë në Presidencë ndryshimet në qeveri. Sikurse ishte paralajmëruar ditën e djeshme, kabineti i Ramës i ka nisur presidentit Meta këtë mëngjes, për miratim, emrat e dy ministrave të rinj të propozuar ditën e djeshme.
Bëhet fjalë për Ministrin Bledi Çuçi, i cili është propozuar për të marrë postin e Ministrit të Brendshëm, pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, si edhe Milva Ekonomi, në detyrën e Ministres së Bujqësisë, në vend të Bledi Çuçit.
Kujtojmë se, ndryshimet në qeveri erdhën pas dorëheqjes së Lleshajt si Ministër i Brendshëm, pas vrasjes së 25-vjecarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë, dhe protestave që pasuan ngjarjen.
Tashmë ‘topi’ është në ‘fushën’ e Metës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here