
Ndryshojnë çmimet e karburanteve. Bordi i Transparencës në mbledhjen e sotme vendosi uljen e çmimit të naftës nga 218, në 2014 lekë për litër.
Ndryshimi i çmimeve motivohet me lëvizjen e çmimit në bursë.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 214 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 202 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 120 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi nga ora 18.00 e ditës së sotme dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.