Ndryshon emrin partia e Macron-it, tani do të quhet “Rilindja”

0
39

Anëtarët e partisë së presidentit francez Emmanuel Macron, “La République en Marche”, po votojnë për ndryshimin e statutit dhe emrit të parties, që tanimë do të quhet “Rilindja”.

Rezultatet do të zyrtarizohen sonte në një kongres në Louvre Carrousel. Me shpalljen e rezultateve të votimit të 25 mijë anëtarëve pritet të mbajë një fjalim edhe kryeministrja Elisabeth Borne.

Statuti i ri i partisë presidenciale, e cila pretendon 400,000 anëtarë, duhet të parashikojë anëtarësim me pagesë, ndërsa sekretari i përgjithshëm me siguri do të zgjidhet Stéphane Séjourné, president i grupit parlamentar dhe një ish-bashkëpunëtor i ngushtë i Macron. 

Emmanuel Macron do të jetë president nderi i “Rilindjes”. Duke pasur parasysh pamundësinë e Macron për të rikandiduar në 2027 për një mandat të tretë, të krijojë kushtet për një kandidaturë të re. 

Shkruaj nje koment