Ndryshon ora policore

Në Shqipëri nga sot hyjnë në fuqi masat e reja në kuadër të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19. Ndër to, është dhe ora policore e cila do të shtyhet me 1 orë, deri në orën 00.00.

 Masat e reja u lajmëruan nga Komiteti Teknik i Ekspertëve në datë 27 maj, dhe nga sot do të jenë në fuqi deri në një vendim të dytë.

Gjithashtu, do të lejohen kampionatet sportive me prezencën e tifozëve me kapacitete deri në 30%, duke ruajtur distancën sipas protokollit të miratuar nga ISHP.

Prezenca e pjesëmarrësve do të lejohet edhe në teatro, shfaqje artistike, kulturore dhe në konferenca të ndryshme.

Masat e reja anti-covid nga data 1 korrik

– Ora policore nga ora 23.00 shkon në orën 24.00 deri në 06.00 të mëngjesit;

– Lejohet prania e tifozëve në stadiume, në 30% të kapaciteteve, duke respektuar masat;

– Muzika nuk ndryshon, mbetet e ndaluar pas orës 22.00;

– Diskot mbeten të mbyllura;

– Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesemarresve.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment