Ndryshon sërish moti

0
125

Të gjithë u kënaqëm ditët e para të javës me mot me diell dhe të ‘ngrohtë’ por nga dita e sotme moti kthen ‘anën tjetër të medaljes’.

Përgjatë gjithë ditës do të dominojnë vranësirat mesatare dhe të dendura si dhe intervale tepër të shkurtra me diell.

Duke nisur nga orët e pasdites ultësira perëndimore dhe vija bregdetare preket nga reshjet e shiut me intensitet të ulët ndërsa në zonën e jugut reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Temperaturat në vlerat e mëngjesit pritet të arrijnë nga 1ºC në relievet malore (Korçë) deri në 13ºC në ato të ulëta dhe ato bregdetare (Sarandë).

Në mesditë temperaturat pritet të arrijnë 11ºC në relievet malore deri në 17ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare (Sarandë).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here