Në grup me Spanjën dhe Italinë, flet Sylvinho: E vështirë, por do të tregojmë forcën tonë

0
86

Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho, ka folur pas shortit të EURO 2024 që vendosi Shqipërinë në Grupin B përballë Spanjës, Kroacisë dhe Italisë.

Sylvinho tha se kemi të bëjmë me një grup të vështirë. Ai shtoi se i njeh si Spanjën dhe Italinë, megjithatë nënvizoi se Shqipëria do të shkojë për të treguar forcën e saj.

“Është grup i vështirë, nuk ka skuadra të lehta. Kam punuar në Itali. Siç kam jetuar dhe kam luajtur në Spanjë, i njoh edhe atje, mentalitetin e tyre. E shoh të vështirë, të gjithë njihemi. Kam pasur një rrugëtim në Itali dhe Spanjë, por të gjithë njihen. Ata janë të fortë, por janë mësuar të luajmë në këtë turne. Do të shkojmë të tregojmë forcën tone”, ka thënë Sylvinho.

Shkruaj nje koment