Dhuna ndaj bashkëshortes, i ka kushtuar arrestimin një 56 vjecari nga Këlcyra. Safet Selimi banor i Këlcyrës, është arrestuar një ditë më parë nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë së Përmetit.
Bashkëshortja e tij 50 vjecare A.S. prej kohësh dhunohej nga bashkëshorti dhe vetëm dje mori guximin për t’a denoncuar në organet policore. Ka qenë një konflikt në banesë për shkaqe banale, ai që detyroi 50 vjecaren të denonconte të shoqin në Policinë e Përmetit. Një telefonatë në adresë të policisë ka bërë që në banesën e familjes Selimi, të mbërrijnë forcat policore dhe të arrestojnë 56 vjecarin i cili e kishte qëlluar me tavëll duhani bashkëshorten e vet në kokë dhe ushtruar dhunë fuizike në pjesë të ndryshme të trupit.
Një muaj e gjysëm më parë, bashkëshortja 50 vjecare, kishte kërkuar urdhër mbrojtje dhe Gjykata e Përmetit i’a kishte dhënë ndërkohë që vetë i arrestuari ndonëse ishte në dijeni të vendimit nga gjykata, ushtroi dhunë fizike ndaj saj cka solli arrestimin e menjëhershëm.
Materialet në ngarkim të Safet Selimit, i kaluan Prokurorisë së Përmetit për veprime të mëtejshme.