Në krye të Bordit të Kullimit emerohet një figurë e dashur e socialistëve

0
139

 

 

Bordi i Kullimit në Gjirokastër, prej ditës së sotme, ka kreun e ri.

Ai është Ylli Muho me karrierë të gjatë në krye të administratës vendore dhe të asaj të qeverisjes vendore. Zoti Muho ka pasur dakordësinë e tre deputetëve socialistë të Gjirokastrës për të qenë në krye të këtij institucioni jo pak të rëndësishëm me kompetencat e reja që ka marrë me ristrukturimin e bordeve në rang rajonal.

Zoti Muho vjen në krye të këtij institucioni pas 1 viti e gjysëm drejtues i AZHR në Vlorë fill pas shkarkimit nga posti i zv kryetarit të Bashkisë së Gjirokastrës, prej kryebashkiakes Rami.

Prej asaj periudhe e deri më sot, zoti Muho ka qenë “rrugëve” në pritje të vlerësimit nga ana e deputetëve të PS në Gjirokastër.

Ylli Muho konsiderohet si një ndër kapacitetet intelektuale të PS në Gjirokastër dhe me kontribute të larta në PS. Ka mbajtur postin e kreut të Komunës së Antigonesë prej 2003-2015 duke fituar në përballjet elektorale me kundërshtarët me rezultat të thellë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here