Në krye të CIA-s një grua, kush është drejtoresha e njohur si “gruaja e torturës”

0
142

Për herë të parë drejtimin e CIA-s do ta marrë një femër. Ajo është Gina Haspel dhe ka punuar tek CIA-s prej vitit 1995.

Haspel ka qenë pjesë e disa polemikave, përfshi këtu edhe përfshirjen e saj në disa programe të torturës të kryera nga SHBA. Po ashtu emri i saj lidhet edhe me shumë tortura të bëra gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarëve kyç në “hapësirat e zeza”, ose në burgjet sekrete të CIA-s.

Qëkur Trump mori pushtetin, ajo ka mbajtur pozicionin si zëvendësdrejtore e CIA-s duke marrë lëvdata, por edhe duke ngritur për rifillimin e përdorimit të teknikave të torturës nga CIA.

Haspel ka qenë e lidhur me programin e “marrjes në pyetje” të CIA-s e cila u theksua në raportin prej 6000 faqe nga Komuniteti i Inteligjencës së Senatit i cili detajonte përdorimin e teknikave që konsiderohen gjerësisht si torturë.

Ditën e sotme Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka shkarkuar nga puna Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson. Vendin e tij do ta zërë shefi i shërbimeve inteligjente të CIA-s, Mike Pompeo.

“Mike Pompeo, drejtor i CIA-s, do të bëhet sekretari i ri i shtetit, ai do të bëjë një punë fantastike! Gina Haspel do të bëhet drejtorja e re e CIA-s dhe gruaja e parë e zgjedhur në këtë mënyrë. Urime për të gjithë!”, ka shkruar Trump

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here