Në kryesinë e LSI Gjirokastër, shoferë, kaldaistë dhe sazexhinj

0
815

LSI është në të drejtën e vet, të luftojë për të thithur sa më shumë elektorat dhe vota. Asgjë nuk është anormale për të arritur një qëllim të caktuar elektoral. Ditët e fundit LSI, ka mobilizuar të gjitha strukturat me kuc e mac sic thotë populli, për të arritur një rezultat më të bujshëm se ai i tre viteve të kaluara. Aq shumë seriozisht e ka marrë LSI, saqë në kryesinë e saj, kanë afruar njerëz nga të gjitha llojet e profesioneve, përfshirë këtu edhe punonjës të prapavijës së Bashkisë së Gjirokastrës si rasti i shoferit të kryebashkiakes Rami i rrethuar me të kuqe. Fotot që servirin vetë në profilin zyrtar të LSI Gjirokastër, shihen qartë se në kryesinë e LSI, përvec shoferit në fjalë, ka edhe kaldaistë, pasticierë, apo dhe sazexhi të gjithë njerëz të nderuar në zanatin e tyre. Pra sllogani i LSI nënkuptohet qartë “Mblidhuni të gjithë zanatcinj, punëtorë e intelektualë, që LSI të na ngelet gjallë”.

14705744_1138162416264474_8967458173155021317_n 14724569_1138162399597809_8389084431113660089_n

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here