Jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë, por kudo ku ka shqiptarë po ndizen qirinj në shenjë solidarizimi për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Në Milano, në sheshin “Piazza Duomo” janë ndezur qirinj në nder të viktimave, teksa 49 persona kanë humbur jetën zyrtarisht deri më tani dhe vazhdojnë akoma kërkimet për trupa të tjerë.
Qirinj janë ndezur më herët edhe në Tiranë.