Në prag të 28-29 Nëntorit, flamuri kuqezi valëvitet në Boston

0
111

Në prag të festave të Nëntorit, dhjetëra shqiptarë në Boston të Amerikës janë mbledhur për të festuar me këngë e valle shqiptare.

Shqiptarët ngritën flamurin kuqezi në sheshin e Bashkisë së Bostonit, krah atij Amerikan. Me bekimin e kryetares së Bashkisë së Bostonit Michelle Wu, përfaqësuesja e se cilës lexoi përshëndetje në emër të saj, duke cilësuar komunitetin shqiptarë ndër më të rëndësishmit në Boston.

Me pas hirësia e tij, peshkop Theofan Koja drejtues i peshkopates shqiptare njëherazi kryetari i përkohshëm i Vatrës në Boston bekoi Flamurin Kombëtar Shqiptar i cili u ngrit pranë sheshit të Bashkisë së Bostonit

Në ceremoninë e ngritjes së Flamurit, për nder të festave të nëntorit folën edhe përfaqësues të ndryshëm të komunitetit shqiptarë në Boston e më gjerë.

Shkruaj nje koment