Në pranga Hodo dhe Taulant Veizi për kultivim hashashi dhe vjedhje energjie

0
697

Arrestohen gati një vit pas ngjarjes së ndodhur në lagjen Zinxhira, dy djem xhaxhallarësh ku kishin përshtatur një magazinë për kultivim të bimëve narkotike, në ambjent të mbyllur. Hodo dhe Tauland Veizi 47 dhe 40 vjec, janë kapur nga Policia e Gjirokastrës pasi mbi ta rëndon vepra penale e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Policia e Gjirokastrës sot ka bërë të ditur kapjen e tyre ndërkohë që mbi ta rëndojnë dy vepra penale, ajo e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim dhe vjedhje e energjisë elektrike. Kanë qenë specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve ata që kanë kapur djemtë e xhaxhallarëve të Ziver Veizit, viktimës së 21 janarit 2011 banorë të fshatit Kodër-Kardhiq në Gjirokastër. Shkalla e parë e gjyqësorit vitin e kaluar, ka vendosur caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për Tauland dhe Hodo Veizin. Më 10 mars të vitit të kaluar, në zonën industriale pranë lagjes Zinxhira, policia gjatë një aksioni blic, ka zbuluar në një magazinë të përshtatur për rritjen e bimëve narkotike pronë e Taulant dhe Hodo Veizit, 28 thasë me kanabis, si dhe plantacion që rritej në kushte të mbyllura. Lënda narkotike rritej përmes prozhektorëve të mëdhenj të fuqishëm dhe energjia ndërkaq vidhej. Pas një viti, të afërmit e Ziver Veizit, prangosen dhe do të qëndrojnë në paraburgim deri në një vendim nga ana e gjyqësorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here