Në pranga ish-doganieri nga Mashkullora, i përfshirë në trafikun e drogës

0
170

Një ish-doganier i Kakavijes bie në prangat e policisë me akuzën e trafikimit të lëndës narkotike.

40 vjeçari nga Mashkullora, Benard Hamzai është kapur nga policia e Durrësit ndërsa transportonte më makinë një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.

Bashkëpunëtori i tij, një efektiv policie është shpallur në kërkim si i përfshirë në trafikun e drogës.

Hamzai e ndan jetën e vet mes Turqisë dhe Mashkullorës. Ai ka qenë doganier në pikën doganore të Kakavijes, detyrë që e ka ushtruar për 8 vite, prej vitit 2006 – 2014.

Ditën e enjte, në fshatin Thumanë, nga kontrolli i ushtruar në dy automjete u gjetën dhe sekuestruan 421 kg e 450 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit marijuanë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here