Në Prill hyn paga minimale bëhet 40 mijë lekë, si ka ndikuar rritja te paga mesatare

0
155

Në prill 2023 merr fuqi Vendimi i Këshillit të Ministrave për të rritur minimale zyrtare nga 34 mijë në 40 mijë lekë. Ky është vendimi i treti në harkun Mars 2022 – Mars 2023, që Qeveria miraton për rritjen e pagës minimale zyrtare.

Në një vit rritja totale shkon 33%, rritja më e lartë në dy dekadat e fundit. Gjatë periudhës 2002-2022 rritja e pagës minimale është bërë çdo 12 – 18 muaj, përveç periudhës 2014-2017 që ka pasur vetëm një rritje 9% në vitin 2017.

Sipas analizave të Open Data për pagat mesatare në sektorin shtetëror për periudhën 2002-2022, rritja e nivelit të pagave është frenuar gjatë periudhës 2013-2016, si rezultat i politikave shtrënguese nga ana e qeverisë për zbatimin e reformës territoriale në 2014.

Në Prill hyn paga minimale bëhet 40 mijë lekë, si ka ndikuar

Në raportimet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë (MFE), shpenzimet buxhetore për personelin (paga dhe sigurime) zënë më pak se 18% të totalit të shpenzimeve buxhetore faktike në 2022, nga 22% në 2013.

Reduktimi më i lartë i shpenzimeve për personelin në sektorin shtetëror është bërë në 2016 (rënie 7%), pas ndarjes së re administrative dhe transferimit të disa funksioneve nga pushteti qendror në nivel lokal.

Për vitin 2021, rritja e shpenzimeve buxhetore për personelin ishte 8%, por pagat mesatare në sektorin shtetëror u rritën me 6.4%, ndërsa rritja reale e pagës ishte 4.4% sipas INSTAT, për shkak të inflacionit dhe rritjes së nivelit të çmimeve të konsumit. Ky efekt është më i ndjeshëm për 9-mujorin e parë 2022, ku rritja e pagës mesatare në sektorin shtetëror është 7%, ndërsa rritja e pagës reale vetëm 0.3%.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here