Në rrezik vizat? Një tjetër nismë e Edi Ramës alarmon Holandën

0
126

Para disa javësh, kryeministri Edi Rama u shfaq në Londër, duke premtuar pasaporta shqiptare për ata që ofrojnë një shumë të caktuar.

Lajmi bëri xhiron e Europës dhe alarmoi Brukselin.

Nisma u kritikua për shkak se do u jepte mundësi personave të dyshimtë që të lëvizin lirshëm nëpër Europë.

Portali Exit shkruan se tashmë alarmi ka mbërritur në parlamentin holandez. Politikani Pieter Omtzigt ka shtruar dhjetë pyetje për diskutim përpara kryeministrit holandez. Ai ngre shqetësimin për këtë skemë dhe i kërkon kryeministrit të marrë në konsideratë procedurën e frenimit emergjent, që nënkupton pezullimin e lëvizjes pa viza të shqiptarëve në BE.

Kujtojmë këtu se Holanda u investua edhe para disa kohësh për të bllokuar lëvizjen e lirë të shqiptarëve, arritjen më të madhe të kësaj dekade për Shqipërinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here