Në Rumani, qeveria socialiste në prag të përmbysjes, qytetarët nuk falin korrupsionin

0
357

Qytetarët rumunë mbushën rrugët për të tretën mbrëmje rresht ditën e shkuar, duke protestuar kundër dekretit që i dekriminalizon një pjesë të veprave korruptive dhe u jep mundësi të dënuarve për korrupsion të lënë burgun. Mijëra njerëz në Bukuresht dhe në njëzet qytete të tjera të vendit kërkuan dorëheqjen e qeverisë së drejtuar nga socialistët. Protesta e një dite më parë, sipas mediave, ishte mes atyre me përmasa më të mëdha në Rumani që prej rënies së komunizmit në fundin e viteve ’80 të shekullit të shkuar. Zemërimi i protestuesve u shtua me këmbënguljen e qeverisë socialiste për të mos e tërhequr dekretin e shumëkundërshtuar. Kryeministri Sorin Grindeanu e bëri të qartë se qeveria nuk do ta tërheqë dekretin, duke e thelluar krizën politike në vend. Ne morëm një vendim në qeveri dhe do të bëjmë përpara-deklaroi ai pas një takimi në kryeqytetin rumun me socialdemokratët, qeverisësit e vendit. Një prej ministrave të tij, ai i Tregtisë, Florin Jianu, dha megjithatë dorëheqjen, duke e quajtur atë një vendim etik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here