Në SHBA kërkohet burgosja e e Edi Ramës

0
134

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se në SHBA kërkohet që Edi Rama të burgoset për foton e tij me Barack Obamën.

Sipas ish-kryeministrit mbi Ramën rëndojnë 4 akuza të cilat e dënojnë me 12 vite burg.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Në SHBA kërkohet burgosja e e Edvin Mafisë.

Mbi të rëndojnë 4 akuza të rënda që në tërësi e dënojnë me 12 vjet burg.

1-Ai ka shkelur ligjin elektoral amerikan qe ndalon te financimin e huaj per kandidatet dhe partite ne fushate eletorale duke financuar me 80 mije dollare foton qe beri me Presidentin Obama.

2-Ai akuzohet per mashtrim ne rrethana qe e rendojne shume. Kjo sepse per tu futur tek presidenti Obama ai eshte paraqitur si bashkshortja e Bilalit nderkohe qe Bilali ishte i martuar dhe me femije.

3-Edvin Mafia denohet si fallsifikator sepse per te shkuar ne dreken e Presidentit ai ka prodhuar dokumenta fallco martesore te gjendjes civile si bashkshorte e Bilalit nderkohe vet kishte bere dasmen dhe ishte martuar me zonjen Xhillari.

4-Denohet per larje parash pasi fondi prej 80000 dollare qe i ka dorezuar avokatit vjen nga para te pista.

Per te gjitha keto ne ShBA jane denuar me 4-6 vjet deri tani dhe kane bere burg Bilali,Avokati grek Argeros eshte ne biruce.

Gazetarja e mirenjohur e rrjetit televiziv me te madh ne SHBA, Sara Carter kerkon burgosjen e kryeministrit shqiptar. Nderkohe thuhet se pas denimit te Argeros dhe denoncimit te Edvin Mafise nga avokati i Argeros eshte vene ne hetim dhe ndjekje penale te Edvin Mafise.

Ketu me poshte keni statusin saj ne Twitter. sb

Gazetarja e gjigandit amerikan, Fox News, Sara Carter i rikthehet edhe një herë çështjes së fotos Rama-Obama.

Përmes një postimi në Tëitter ajo ngre edhe pyetjen: “Pse nuk është në burg kryeministri shqiptar?”, ndërsa shton se një shtetas amerikan është në burg tashmë për këtë çështje.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, pagoi 80 mijë dollarë për këtë foto me Obamën, përmes një qytetari amerikan i cili tashmë është në burg.

Çfarë i ndodhi Obamës dhe Ramës? Pse ata nuk janë në burg”, shkruan Carter në postimin e saj.

Pak javë më parë, William Argeros, një person i përfshirë në kontributin e paligjshëm në një komitet për mbledhje fondesh për presidentin Barack Obama në vitin 2012, u dënua me katër muaj heqje lirie.

Por ndërsa Argeros përlotej në sallën e gjyqit, avokati i tij pranoi se klienti i tij po vepronte në emër të një kandidati për postin e kryeministrit në Shqipëri, i cili dëshironte një foto të realizuar me zotin Obama.

Avokati Azzarello tha se kandidati ishte Edi Rama, i cili aktualisht është kryeministër i Shqipërisë. Një fakt i tille është mohuar me pare nga Rama. Pikërisht ky zhvillim, vuri në lëvizje Partinë Demokratike që dorëzoi në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin penal për kryeministrin Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here