Në siklet me maskën, Kushi : Të ndëshkohen nxënësitë që nuk e mbajnë

0
145

Ministrja e re e Arsimit Evis Kushi ka “zbritur” sot në terren duke parë nga afër situatën në shkolla si dhe respektimin e masave anti-covid nga nxënësit dhe mësuesit. Evis Kushi u ndal në disa shkolla ku i bëri thirrje fëmijëve të respektojnë masat brenda por edhe jashtë klasës, duke kërkuar prej tyre të mos përqafohen sapo kalojnë pragun e klasës. Kushi kërkoi nga mësuesit të mos jenë tolerantë me fëmijët që shkelin rregullat dhe të marrin masa ndëshkimore ndaj tyre.
“Sa më shumë kujdes. Është shumë e rëndësishme vendosja e maskës dhe distanca me njëri-tjetrin. Jo vetëm në klasë por edhe kur dilni jashtë edhe kur shkoni në shtëpi. Për vete, për mësuesit dhe prindërit. Jo këtu të rrini me distancë dhe sa të dilni të përqafoheni me njëri-tjetrin. Unë do të kërkoj që nxënësit duhet të kenë kujdes edhe kur të dalin jashtë, sepse këtu respektohen rregullat.
Të jeni sa më strikt me masa ndëshkuese dhe sensibilizuese që nxënësit të respektojnë masat. Duhet që çdo mësues dhe çdo nxënës të respektojmë masat. Maraku im është që rregullat të mos përqafoheni jashtë. Do sakrifikojmë pak por është shumë e rëndësishme për prindërit dhe gjyshërit pasi ju nuk rrezikoheni por jeni transmetues. Mësuesit të jenë të ashpër, asnjë tolerim për fëmijët që nuk respektojnë masat”, tha Kushi.
Por pavarësisht apelit të vazhdueshëm të autoriteteve shëndetësore, Kushi kishte zgjedhur një maskë paska të madhe për fytyrën e saj e cila gjatë kohës kur ajo fliste binte poshtë. Kjo e detyroi ministren që për disa momente gjatë fjalës të prekte maskën me duar duke u bezdisur prej saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here