Në terr të plotë, zona e Dishnicës në Përmet dhe një pjesë e Këlcyrës

0
458

Mjaft fshatra në zonën e Përmetit dhe të Këlcyrës, vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Më e goditur është zona e Dishnicës në Përmet,ku banorët e fshatrave Katundisht, Tolar, Bënjë dhe Senican, kanë gjysmën e ditës korrent dhe gjysmën tjetër e përjetojnë në errësirë të plotë. Rryma elektrike është prezente vetëm nga ora 21:00 e deri në orët e para të mëngjesit, ndërsa në pjesën tjetër të ditës, mungon. Të njëjtën situatë, përjetojnë edhe një pjesë e mirë e banorëve të Këlcyrës por me një ndryshim që energjia elektrike për ta mungon nga ora 15:00 e deri në orën 21:00. Shqetësimet e tyre, banorët ua kanë përcjellë OSHEE Përmet e cila nga ana e vet, e ka justifikuar këtë anomali, me grabitjen e disa linjave në këtë zonë e për pasojë shoqërohet me kufizim të rrymës elektrike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here