Negociatat me Shqipërinë, Kotzias zbulon kur pritet marrëveshja për detin

0
95

Këtë të hënë u mbajt në Tiranë, raundi i parë i bisedimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë, i cili ka në fokus arritjen e një marrëveshje për zonat detare.

Por ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, zbulon kur pritet të arrihet marrëveshja mes dy vendeve.

“Shpresoj deri në fund të majit të kemi një marrëveshje. Në mos në fund të muajit, në fillim të qershorit”, deklaroi Kotzias për televizionin vendas, SKAI, këtë të martë.

Raundi i parë i bisedimeve midis Greqisë dhe Shqipërisë mbi zonat detare të kufirit u mbajt më 30 prill 2018, në Tiranë.

Sipas MPJ greke, takimi u zhvillua në një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese.

Shkruaj nje koment