Negociatat/Rama për Macron: Bën politikë të brendshme me azilkërkuesit shqiptarë

Edi Rama ka pranuar se në Bashkimin Evropian shumica e shqiptarëve shkojnë për të punuar, po duke qenë se nuk përfitojnë dot pasi nuk janë shtetas të BE, detyrohen të aplikojnë për azil.

Ai komentoi edhe deklaratat e presidentin francez Emannuel Macron.

“Nuk ka patur një shumicë vendesh kundër Shqipërisë, ka patur vetëm dy vende kundër Shqipërisë: Holanda dhe Danimarka. Asnjë tjetër. Ka patur një shumicë dërmues vendesh vetëm pro pa kushte, Gjermania ishte PRO, por me disa kushte. Madje tentoi të krijonte një urë mes atyre vendeve që ishin PO pa kushte dhe atyre që ishin kundër. Franca ka një pozicion pa asnjë lidhje me Maqedoninë e Veriut apo Shqipërinë, por ka lidhje me një qasje komplet tjetër për mënyrën se si duhet të vazhdojë procesi zgjerimit. Franca ka bllokuar edhe hapjen e kapitujve për Serbinë dhe Malin e Zi”, tha Rama.

Sipas tij një nga arsyet që përmend presidenti francës, për azilantët janë bishta për politikë të brendshme në Francë.

“Së pari edhe presidenti i Francës bën politikë të brendshme, ato bishtat për azil a ku di unë janë për politikë në Francë”, tha ai.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment