Nën akuzë për korrupsion/ Lirohet nga burgu Alqi Bllako

0
178

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako është liruar nga qelia. Gjykata ka vendosur për Bllakon masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Në mars të këtij viti, SPAK i kërkoi Kuvendit autorizimin për arrestimin e ish-deputetit, pasi akuzohej për shpërdorim detyre dhe korrupsion si i përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Në shkresën e plotë të SPAK, thuhej se “Bllako me detyrë ish-Sekretar i Ministrisë së Mjedisit, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka kryer veprime të kundraligjshme”.

SPAK vë në dukje se Alqi Bllako favorizoi kompaninë koncensionare “Integrated Technology Waste Treatment”, kundrejt pranimit të një përfitimi të parregullt, në shumën e 14.964.900.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here