NE&NA/ Nga Arian LLAZIKU

0
262

 

Tani eshte sezoni i pushimeve, plazhit, udhetimeve ne natyre, ne qendra muzeale dhe historike, qytete dhe shtete te tjera. Natyrisht per ata qe i kane kushtet dhe mundesite financiare. Por ama te trishtojne lajme te tilla qe te njoftojne se 65% e shqiptareve nuk kane mundesi financiare per te bere qofte edhe nje pale pushime te thjeshta. Nejse..

E ne kete sezon veror ne rrjetet sociale te bien ne sy foto dasmash me shumice, ahengjesh me mish, peshk e bira me bollek dhe prane tyre njerez me bark te fryre e fytyra te lyrosura qe kenaqesine e marrin nga stomaku. Ne kete mori marrezish hedoniste ne na beri pershtypje nje postim i vecante qe kishte te bente me nje takim brezash maturantesh i nje gjenerate gjimnazistesh te vecante per nga koha; i fundi te viteve ’80-te qe ishte njeheresh edhe fundi i nje diktature te vecante per nga mizoria qe ushtroi mbi popullin e vet.

Vec si takime pas shume vitesh, te ndare adoleshente e te ritakuar ne moshe madhore, shumica prinder, me profesione nga me te ndryshmet, dikush i realizuar e dikush jo, dikush ne Shqiperi e dikush ne emigracion, keto takime jane te gezueshme sepse mbartin me vete shume kujtime dhe nostalgji per ato vite.Jane si ai lloji i veres qe sa me e vjeter aq me e shijshme behet.

Ne shkeputem nga faqja personale e Facebook-ut e z.Arian Llaziku, ish maturant dhe sot nje biznesmen i suksesshem dhe prind i perkushtuar, nje pershtypje te vecnte te postuar per nje takim brezash me maturantet e vitit ‘1988 te gjimnazit “Asim Zeneli” Gjirokaster. Ja se si e komenton kete takim emocional z.Llaziku:

“NE & NA

NE, femijet e viteve ’70 rritur me lodra te sajuara
NE, brezi i fatosave imcak
NA, pioneret me shall te kuq ne qafe qe gerthisnim ne kor pas fiskultures se mengjesit slogane si marshe ushtarake 
ATO, nxeneset me perparese te zeza me jaka te bardha te thjeshta deri ne madheshti
NA, nxenesit e ores se punes me dru, me metal, te zborit ushtarak me arme luftarake dhe te punes prodhuese neper fusha me miser
NE, qe njohem therrijen dhe morrin, historine e Partise, organizaten baze te rinise
NA, qe argetoheshim pa mase ne mbremjet muzikore duke kenduar me kitare ose duke i rene bankave te shkolles si kolone zanore dhe me rralle duke recituar neper eskursione
NE, me flirtet dhe dashurickat e adoleshences me endrra erotike
NA, qe nuk na u nda asnjehere frika nga provimet dhe respekti per mesuesit dhe njeri-tjetrin

dhe BUUMM si me magji u shperndame ne Shqiperi dhe u rishperndame neper Bote

NE, brezi i ndryshimit te sistemit
NA, te birte e shekullit te XX ne milleniumin e ri perseri se bashku vetem 600 minuta, te denje per t’ju rikthyer serish lojes se jetes!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here