
Vendimet e grave të arsimuara për të investuar në karrierën e tyre, në mënyrë që të jenë më mirë financiarisht kur të kenë fëmijë, kanë kontribuar në zhvendosjen drejt amësisë më të vjetër.
Sipas të dhënave më të fundit të Kombeve të Bashkuara, mosha mesatare e amësisë në Shqipëri, pra e të bërit nënë për herë të parë është 28.9 vjeç.
Nga ana tjetër, edhe lindshmëria ka pasur rënie në vendin tonë. Sipas INSTAT, gjatë vitit 2022 lindën 24.688 foshnja, duke pësuar një rënie prej 9,3%, krahasuar me një vit më pare.
Po të vëzhgojmë raportet e fundit të INSTAT, vihet re një rënie e lehtë e moshës së amësisë nga viti 2021, ku përllogaritej 29.2 vjeç. Por, qëndron në nivelet e mesatares globale.
Mosha e amësisë për herë të parë, sipas ekspertëve sociologë, ndikohet nga një sërë faktorësh brenda çdo vendi.