Nënshkruhet programi trevjeçar i bashkëpunimit kulturor mes Shqipërisë e Italisë

0
105

Shqipëria dhe Italia kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi mes institucioneve të kulturës të dy vendeve, por edhe në arsim, sport dhe programe rinore.

Për palën shqiptare marrëveshja u firmos nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe për Italinë nga ministri i Kulturës i vendit fqinj, Dario Franceschini.

Si ministre e Kulturës jam krenare që sot ngritëm një tjetër urë komunikimi me shtetin fqinj, Italinë.

Bashkë me ministrin italian të Kulturës, Dario Franceschini firmosëm një program të shëndoshë trevjeçar bashkëpunimi mes institucioneve të kulturës të dy vendeve tona, por edhe në arsim, sport e rini, ku mësimi i gjuhëve përkatëse në institucionet arsimore dhe vendosja e lidhjeve mes të rinjve janë shumë të rëndësishme.

Sipas ministres, ky program parashikon bashkëpunime në muzikë, teatër e vallëzim, arte pamore përmes ekspozitash të artistëve tanë apo fonde të galerive; përfaqësime në festivale dhe aktivitete të ndryshme ndërkombëtare.

Shkruaj nje koment