Neron, ooo Neron, nuk mund të digjet Shqipëria për tekat e tua! !

0
229

Nga Roland Bejko/

Çështja e refuzimit të fillimit të punës së KZAZ -ve në të gjitha bashkitë që drejtohen nga përfaqësues të opozitës nuk është thjesht një çështje e “malokëve” dhe “shpellarëve” veriorë siç përpiqet ta paraqesë Edi Rama dhe konia e tij Erion Veliaj, por është një reagim legjitim i tyre në respektim të dekretit të Presidentit të Republikës për anulimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit që nga Shkodra, Tropoja, Lezha, Pogradeci, Gjirokastëra, Përmeti e gjer në Dropull.

Skenat e djegies së një qendre KZAZ -je në Shkodër, në vatrën e vjetër qytetare është parathënia e asaj që pritet të ndodhë për fat të keq në 30 qershor nëse Edi Rama shkon në zgjedhje me kokfortësi në mënyrë të njëanshme ndërkohë që si kryeministri i vendit duhet të jetë përgjegjës për sigurimin e unitetit kombëtar dhe paqes sociale përpara interesave elektorale për pushtet të partisë së vet, që duhet theksuar se është kapur në flagrancë në vjedhjen e zgjedhjeve të mëparshme, por edhe në vjedhjen e pasurive publike të shqiptarëve.

Kryetarët e Bashkive i kanë kerkuar me shkrese zyrtare policisë së shtetit ti mbështesë në aksionin e tyre për lirimin e ambjenteve të institucioneve ku KQZ kish depozituar materialet e KZAZ-ve, në zbatim të dekretit të Presidentit.

Por policia e shtetit, (Lleshit) në vend që ti jepte mbështetje të zgjedhurit legjitim Kryebashkiakut siç e detyron ligji kur i kerkohet ndihme, ka zgjedhur të përplaset me policinë bashkiake. Sepse policia e shtetit dhe drejtuesit e saj nuk respektojne dekretin e Presidenti qe prevalon ne hierarkine e akteve ligjore, por udhezimet dhe urdherat e KQZ qe refuzon te dekretin e Presidentit sepse nuk ju pelqen qytetari Ilir Meta.
Ky është dhunim i pushtetit vendor si një pushtet i decentralizuar i garantuar në vendimarrje dhe funksionalitet nga Kushtetuta e Republikës, Ligji për Vetqeverisien Vendore dhe Karta e Autonomisë Vendore që është një kartë evropiane që garanton decentarlizimin e pushtetit vendor e firmosur prej gati 20 vjetësh nga Shqipëria dhe e detyruar të zbatohet nga qeveritë e rradhës.

Pra, dhunimi me forcën e policisë dhe pengimi i ushtrimit të pushtetit vendor në përmbushjen e misionit të saj lokal dënohet nga Këshilli i Evropës si dhunim i demokracisë shqiptare.
Sa për kujtesë po ju sjell në vëmendje reagimin e fortë të Edi Ramës si kryebashkiak pranë Kongresit të Autonomisë Vendore në Strasburg gjatë kohës së përplasjes për çështjen e mbikalimit të Zogut të Zi ndaj qeverisë Berisha të mandatit të parë. 
Ndërsa sot po e shkel atonominë vendore duke u bërë të tjerëve atë sjellje që refuzonte dje tja bënin të tjerët.

Prandaj Shqipëria i largohet gjithmonë e më shumë Evropës, sepse ka një të çmendur në krye të vendit, pushteti personal i të cilit prevalon mbi interesat kombëtare.

Nuk është Evropa raciste ndaj shqiptarëve siç na e parqiti Edi Rama pas vendimit për shtyrje të hapjes së negociatave, por racist është ai që po përpiqet ti ndajë shqiptarët në “malokë”, ” shpellarë” , ” të paqytetëruar”, ” injorantë” etj, në të mirë dhe të këqinj, pra Edi Rama.

Gjithsesi Edi Rama është ende në kohë që të tërhiqet nga marëzia e luftës civile si një përplasje finale ku po e çon vendin. Shansin që Presidenti i dha me anulimin e datës së zgjedhjeve pa opozitën në 30 qershor, duhet ta kthejë në avantazh të vendosjes së qetësisë, paqes sociale dhe dialogut politik, pse jo duke u larguar edhe vet nga detyra e KM pasi përgjimet vërtetuan edhe njëherë se pushteti i tij ka humbur legjitimitetin pasi është instaluar mbi votën e blerë, të shantazhuar dhe të dhuruar si buqetë me lule nga krimi i organiziar në shkëmbim të favoreve për pushtet, para dhe prona.Shqipëria nuk mund të digjet dhe njëherë për teka dhe pushtet, ooo Neron !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here