Nëse flisni shqip në këtë restorant në Finlandë, paguani gjysmën e faturës

0
52

Shqiptarët ia kanë dalë të hapin biznese gati kudo në botë dhe kanë korrur mjaft sukses.
I tillë është edhe rasti disa shqiptarëve, që kanë hapur një restorant në Helsinki.
Emri i restorantit është “La bella Trattoria” dhe nëse i flisni shqip personelit të këtij restorani do të paguani gjysmën e faturës.
Kjo mund të duket e pabesueshmë, por është e vërtetë.
Kjo gjë është bërë në shenjë respekti të gjuhës shqipe dhe shqiptarëve.
Restoranti në fjalë është në pronësi të pesë shqiptarëve të Kosovës, të cilët jo vetëm nuk e kanë harruar se nga janë por po nderojnë gjuhën shqipe.
Ata po promovojnë kulturën dhe kulinarinë shqiptare në Finlandën e largët.
Në këtë restorant gatuhen edhe ushqime filandeze, por edhe shqiptare.
Gjellërat shqiptare u pëlqejnë edhe filandezëve.të pëlqyeshme edhe për vendasit.

Shkruaj nje koment