“Nëse janë 400 milionë euro, dorëhiqem”, PD: Koha që Rama të mbajë fjalën

0
145

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar pas një investigimi të realizuar nga BIRN lidhur me koncesionin e përpunimit të mbetjeve për inceneratorin e Tiranës.
Sipas investigimit, ky incenerator kap vlerën totale të ndërtimit prej 430 milionë eurove. Ndërkohë, Tabaku teksa ka publikuar një video ku kujton deklaratën e kryeministrit Rama në Kuvend, shkruan se ka ardhur koha që ai të mbajë fjalën dhe të japë dorëheqjen.
Nga sa duket edhe në video, Rama ka thënë në Kuvend se nëse totali i vlerës kap 400 milionë euro, ai vetë do japë dorëheqjen.
Postimi
“Ka ardhur koha të mbajë një herë të vetme fjalën, të japë dorëheqjen! E ka thënë vetë me zë dhe figurë!?”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here