“Nëse qeverisja bëhet shkatërruese, e drejta e njerëzve ta rrëzojnë”, Basha uron SHBA me citimin e Deklaratës së Pavarësisë

0
134

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ditën kombëtare në 243-vjetorin e pavarësisë.

Në urimin e përcjellë përmes një postimi të publikuar në llogarinë e tij personale në “Faceboook”, Basha ka përzgjedhur një nga citimet e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-ve, duke i bashkangjitur një foto prej njërës ngaq 9 protestat në rang kombëtar të opozitës së bashkuar joparlamentare.

Bazuar në Deklaratën e Pavarësisë, kryedemokrati përcjell mesazhin se kur një qeveri kthehet shkatërruese ndaj interesave të qytetarëve, këtyre të fundit ju lindë e drejta për ta rrëzuar.

Mesazhi i urimit:

“Të dashur miq,

Këtë 4 korrik dua ta nis me më të famshmin citim nga Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Ne i konsiderojmë të mirëqena këto të vërteta:

Se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë,

Se ata janë të pajisur nga Krijuesi i tyre me disa të drejta të patjetërsueshme,

Mes të cilave janë Jeta, Liria dhe Ndjekja e Lumturisë.

Se për të siguruar këto të drejta, njerëzit krijojnë qeveri,

Pushteti i drejtë i të cilës buron prej pëlqimit nga të qeverisurit,

Dhe sa herë që cilado mënyrë e qeverisjes,

Kthehet në shkatërruese ndaj këtyre qëllimeve,

Është e Drejta e njerëzve,

Ta ndryshojnë ose rrëzojnë një qeveri të tillë,

Dhe të themelojnë një qeverisje te re,

Bazuar mbi ato parime dhe me ato pushtete,

Që sipas njerëzve garantojnë më së miri, Sigurinë dhe Lumturinë e tyre!

Gëzuar Ditën e Pavarësisë së SHBA!

Zoti e bekoftë Amerikën!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!”-thuhet në mesazhin e Bashës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here