Nëse të hapin padi penale do ikësh nga Shqipëria të shpëtosh kokën? Si përgjigjet Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi se është përgjegjës për çdo veprim të fëmijëve të tij, Shkëlzen Berisha dhe Argita Malltezi. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Berisha tha se merr përsipër çdo provë nëse del kundër fëmijëve të tij. Këto deklarata, ish-Kryeministri i bëri duke komentuar lidhur me vendimin e SHBA që e shpalli “non grata” atë dhe familjen e tij. I pyetur nga Arian Çani nëse del një provë kundër fëmijëve të tij dhe merren të pandehur, Berisha ka shprehur gatishmërinë për të marrë përsipër çdo përgjegjësi. Po nëse e thërret, a do të shkojë në SPAK? “Pa diskutim. Le të thërrasë një mijë herë” tha ai.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment