Nesër fillon mosbindja civile, Jugu i Shqipërisë mblidhet në Lushnje

0
149

“O me ne, o me ata. Kush nuk proteston është ose bashkëfajtor në krimin qeveritar ose frikacak”.

Ky është slogani i lëshuar nga Partia Demokratike Dega Gjirokastër që ka bërë thirrje për protestë ditën e nesërme.

“Prej nesër e në vazhdim do protestojmë me mosbindje civile deri në largimin përfundimtar të Edi Ramës”, thuhet në njoftimin e PD Gjirokastër që ka renditur disa prej arsyeve pse qytetarët pa dallim ngjyrimesh politike duhet t’i bashkohen kësaj proteste.

Taksat e larta, papunësia e madhe dhe varfëria ekstreme janë tre prej arsyeve kryesore të mosbindjes civile që do të fillojë nesër.

Qytetarët e Jugut të Shqipërisë do të mblidhen në Lushnje. Nisja nga Gjirokastra bëhet në orën 8 të mëngjesit.

Më poshtë njoftimi i Partisë Demokratike të Gjirokastrës

NJ O F T I M

Sot me ngjarjet në Gjykatën e Tiranës u nënshkrua përfundimisht fillimi i fundit të Edi Ramës.

Prej nesër e në vazhdim do protestojmë me mosbindje civile deri në largimin përfundimtar të tij.

Nesër në orën 8 nisemi nga Ura e Lumit për të protestuar në Lushnjë. Aty do jetë gjithë Jugu.

Parashikohet që të ketë një pjesëmarrje shumë të lartë.

Qytetarët e Qarkut Gjirokastër do të protestojnë për:
● Taksat e larta.

  • Papunësinë e madhe.
  • Varfërinë ekstreme.
  • Për 10 mijë famijarët dhe të afërmit e tyre që kanë braktisur shtëpitë gjatë qeverisjes së Rilindjes.
  • Gjirokastritët do protestojnë për largimin prej qytetit të tyre të institucioneve rajonale, Dr e bujqësisë, Spitalit, Ujrave, Arkivës, Arsimit, Bujqësisë etj, duke e kthyer atë në një qytet pa njerëz, qytet fantazmë.
  • Do protestojnë të rinjtë për mungesën e së ardhmes në vendlindjen e tyre.
  • Do protestojnë kundër hajdutërisë dhe korrupsionit qeveritar.
  • Do protestojnë për paga dhe pensione të larta.
  • Do protestojnë për çmimet e larta të naftës, ushqimeve, ilaçeve etj.

Nesër të gjithë do të jemi në Lushnjë për ti thënë ndal instalimit të diktaturës së krimit ku populli dhe intelektualët shtypen e burgosen nga dhuna policore dhe trafikantët e kriminelët nderohen e respektohen prej tyre.

Nesër do të fillojë mosbindja civile.
Sot gjithë populli është në protesta kundër Ramës dhe klikës së tij: Protestojnë kuksianët për taksat e rrugës, aktorët për teatrin, protestojnë naftëtarët, protestojnë të shpronësuarit, proteston gjithë populli.

Prandaj nesër do protestohet masivisht në Lushnjë dhe gjithë Shqipërinë.

Kush nuk proteston është ose bashkëfajtor në krimin qeveritar ose frikacak.

Rrugë të mesme nuk ka !

O ME NE, O ME ATA !

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here