Nesër Kakavija paralizohet, grekët e bllokojnë

0
161

Kakavija nesër do të jetë e paralizuar për shkak të grevës një ditore që do të organizohet nga doganierët helenë në këtë nyje kufitare. Lëvizjet e automjeteve përfshirë këtu autobuzët apo edhe ato raste emergjente, do të jenë të bllokuara si pasojë e këtij reagimi nga punonjësit e Doganës së Kakavijes greke.

Autoritetet helene për këtë rast, kanë informuar Policinë Shqiptare në Kakavije, pasi kjo pike do të paralizohet prej orës 7 të mëngjesit e deri në orën 19 të ditës së nesërme. Këmbësorët janë të vetmit që do t’u lejohet kalimi drejt Greqisë apo dhe atyre anasjelltas nga Greqia në drejtim të Shqipërisë.

Policia Kufitare ndërkohë ka marrë masat për lajmërimin e të gjithë të interesuarve për të udhëtuar në Greqi.

Kjo është hera e tretë brenda këtij viti që doganierët grekë të Kakavijes, ndërmarrin grevë në kuadër të kërkesave që kanë për ngritjen e pagave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here