Nesër ndryshohet ora !

Dëshironi të flini dhe pak mëngjeseve? Nesër (e diel) në orën 03:00 të mëngjesit, akrepat do të zhvendosen 60 minuta mbrapa dhe ora do të shënojë 02:00. Ndryshimi i orës kryhet me qëllim shfrytëzimin më mirë të dritës diellore dhe kursimin e energjisë elektrike. Ky ndryshim në Europë u aplikua ne vitin 1966 dhe u vendos si ligj europian në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. Norma europiane vendos në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora si tani, shkon një orë pas), që tani respektivisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit. Megjithatë mbi efikasitetin e këtij ndryshimi së fundmi ka shumë debat. Në disa vende ndryshimi i orës nuk zbatohet, ndërkohë që Rusia po shqyrton mundësinë që të mos e ndryshojë më orën zyrtare. Përveç kësaj nga disa studime pretendohet se ndryshimi i orës shoqërohet me ankth dhe rritje stresi për qytetarët. Ndryshimi i orës bëhet dy herë në vit, të dielën e fundit të tetorit për orën dimërore dhe të dielën e fundit të marsit për orën verore.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment