Neser ndryshon ora

0
129

Nga nesër rikthehet ora verore, ku në orën 02.00 të mëngjesit akrepat do të lëvizin 60 minuta para që do te thotë ora kalon në ora 03:00.Ora verore do të zgjasë deri të dielën e fundit të tetorit.

Prej shumë vitesh ndryshimi bëhet për të shfrytëzuar më shumë dritën e diellit dhe për të kursyer energji.

Që të dekretohet rregullorja duhet të miratohet nga Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian (PE).

Në 28 shtete anëtare të BE-së me rregulloren e bërë në vitin 1981, çdo vit e diela e fundit të muajit mars akrepat janë shtyrë një orë përpara, ndërsa të dielën e fundit të tetorit akrepat një orë pas.

PE në vitin e kaluar kishte pranuar vendimin që parasheh t’i jepet fund ndryshimit të orës në mbarë BE-në.

Në sondazhin e bërë nga KE, në datat 4 korrik-16 gusht për orën verore kishin marrë pjesë 4,6 milionë persona. 84 për qind të qytetarëve ishin kundër llogaritjes së ndryshme për verën dhe dimrin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here