Moti, gjatë ditës së nesërme, parashikohet të jetë i përshtatshëm për të çliruar energjitë negative të akumuluara gjatë javës, me një pushim në bregdet. Sipas “Meteoalb”, kthjellimet pritet të dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta. Deti pritet të jetë i qetë dhe me dallgëzim të ulët.
Ndërkohë, vranësira kalimtare do ketë në zonat veriore ku gjatë mesditës pritet shtim i vranësirave dhe rrebeshe shiu, në ekstremin verior.
Pasditja mbetet me kthjellime në ultësirën perëndimore, por kthjellime e vranësira kalimtare do ketë në zonat lindore.
Temperaturat e ajrit sjellin një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që termometri të ngjitet maksimalisht në 37ºC.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 24 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim të ulët.