
Nesër do të zgjidhet kreu i ri i SPAK. Në garë për këtë post janë prokurorët Adnan Xholin, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.
Nesër në orën 10:00, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të thërrasë sipas rendit alfabetik kandidatët për të treguar platformat dhe idetë që ata kanë për të drejtuar Prokurorinë e Posaçme.
Pasi të dëgjohen platformat dhe idetë që kanë tre prokurorët, KLP do iu drejtojë disa pyetE. Më pas Këshilli do të tërhiqet dhe të merret një vendim.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka 11 anëtarë, 10 prej të cilëve do të votojnë të parët. I fundit që do të votojë është kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Alfred Balla.
Kujtojmë që ishte KLP-ja, e cila miratoi edhe hapjen e procedurës për zgjedhjen e drejtuesit të ri.