New York, një qytet i kthyer përmbys

0
658

Nga Nada Tawfik, BBC News/

Koronavirusi, siç të gjithë e kemi parë, ka ndryshuar gjithçka në jetët tona dhe tanimë ka tjetërsuar dhe ritualet e vdekjes. Qytetarët e New York ndihen të shokuar nga skenat e zymta: ambulanca që zhurmojnë vazhdimisht në rrugët tërësisht të zbrazëta të qytetit, trupat që zhvendosen në kamionët frigorifer nga spitalet dhe pjesëza të reja të gërrmuara në ishullin Hast’s për varret masive. Varrezat kaq të largëta, të aksesueshme vetëm me barkë, janë konsideruar historikisht si një vend i pikëllueshëm për shkak se janë të tejmbushura me trupa pa emër, të paidentifikuar. Përkohësisht, është e vetmja zgjidhje që morgu i qytetit ka gjetur për viktimat e Covid-19, me shpresën se nuk do të jetë nevoja për një tjetër zgjidhje në rast skenari më të keq. Edhe punonjësit e funeraleve flasin haptazi se sa të frikësuar dhe të mërzitur i ka lënë kjo rritje e numrit të vdekjeve. Edhe përpara numrit të lartë të kësaj jave, shumë familjeve iu është dashur të presin një javë ose më tepër për të varrosur dhe djegur të afërmit e tyre.

Pse përhapja mund të fillojë të bjerë?

Dr. Anthony Fauci, shefi i sëmundjeve infektive në SHBA, vuri në dukje se vendi po fillonte të shihte rënie të numrit të rasteve të përhapjes dhe të vdekjeve. Por, pavarësisht avantazhit të rëndësishëm, masat e marra si distancimi social nuk duhet të lehtësohen. Një studim i ri nga Instituti për Matjet dhe vlerësimin shëndetësor në Universitetin e Washington parashikoi deri në 60000 vdekje brenda dates 4 gusht duke marrë parasysh që këto kufizime të qëndrojnë. Muajin e kaluar, dr. Fauci parashikoi të paktën 100000 vdekje.

 Gjithashtu, në studim Dr. Birx vëren se shkalla e rritjes dukej të ishte stabilizuar në vendet e goditura më rëndë si New York, New Jersey dhe Chicago. Gjithashtu, shtoi se shkalla e vdekshmërisë ishte më e ulët se në shumë vende të tjera në krahasim me popullsinë e vendit. Por, gjithashtu ajo thekson se vendi duhet të priste ende kulmin e përhapjes. Dr. Birx deklaron se situata duhet të qëndrojë po njëlloj si javët e kaluara, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet të shihet dhe përtej kulmit në ulje të numrit. Ditën e djeshme, Guvernatori i New York deklaroi se dhe pse numri i të prekurve po binte, është ende shumë herët për lehtësuar masat shtrënguese. Rreziku duket të jetë më i lartë për minoritetet e Amerikës të cilat duken të jenë prekur më tepër nga Covid-19.

Dr. Jerome Adams, kirurg, tha që rritja ishte alarmante, por jo surprizuese, duke patur parasysh që minoritetet në SHBA vuajnë nga më tepër sëmundje kronike si astma, tensioni apo diabeti. Fjalimi i tij u konsiderua kontraversial kur nxiti minoritetet të ndalonin pijen, duhanpirjen apo përdorimin e drogës për të ulur rrezikun. Ai u kritikua për mënyrën e tij të shprehjes në lidhje me ruajtjen e distancimit social.

“Bëjeni për gjyshen tuaj, për gjyshin, për prindërit” – u shpreh ai mes këshillave të mësipërme.

Në konferencën e të premtes, presidenti Trump, tha gjithashtu që kishte pare përmes imazheve të dronit trupat në varret masivë të ishullit Hart. Zyrtarët e New York shprehen që në këtë ishull po varrosen tashmë 5 herë më shumë trupa nga normalja.

Më herët, gjatë ditës, Dr. Fauci u shpreh pranë CNN që zyrtarët janë duke diskutuar për miratimin e certifikatava të imunitetit për amerikanët të cilët janë shëruar nga koronavirusi dhe në trupat e tyre ndodhen antitrupat që mund ta vërtetojnë këtë. Certifikatat mund të jenë të nevojshme në disa situate dhe testet për antitrupat do të jenë të disponueshme javën që vjen.

Ndërkohë në Washington ligjbërësit po konsiderojnë një “fond për Covid-19” për të siguruar pagesa direkte për punonjësit në linjën e pare të pandemisë. Propozimi i udhëhequr nga Demokratët kërkon një pagesë prej 13$/ora mbi pagesën aktuale të punonjësve. Pagesa që do të shkonte deri në 25000$ dhe do të shkonin drejt infermierëve, doktorëve, punonjësve të supermarketeve dhe punëtorëve të tjerë që konsiderohen thelbësorë.

Burimi: https://www.bbc.com/news/world-us-canada-52249963

Shkruaj nje koment