Nga 1 gushti, çmimet e qumështit dhe kosit rriten me 11%

0
63

Duke nisur që nga kjo javë çmimet e produkteve të bulmetit dhe nën produkteve të tij janë rritur sërish.

Sipas Monitor, çmimi i qumështit me yndyrë 3,2% rreth 1,4 litra do të shitet me 190 lekë nga 160 lek që është shitur deri me tani.

Kompanitë e përpunimit të qumështit i kanë njoftuar tregtarët e pakicës për rritjen e radhës që më datën 20 korrik. Teksa çmimet e bulmetit nuk po ndalen, tregtarët e pakicës janë të alarmuar se nuk ka djathë në treg.

Çmimet e djathit u rriten me gati 100 % këtë vit por tani produkti mungon në treg, nuk gjendet.

Burimet nga kompanitë e përpunimit të qumështit pohojnë se, rritje e çmimeve po ndikohet nga mungesa e lëndës së parë në treg. Rënia e numrit të bagëtitë ka ndikuar në uljen e furnizimeve më lëndë të parë, duke bërë që prodhimi aktual të shitet me çmime shume të shtrenjta.

Rënia e prodhimit të qumështit në ferma ka krijuar krizë për djathë. Fabrikat të gjithë sasinë qumështit e kanë shitur si qumësht të përpunuar dhe kos dhe nuk kanë mundur të rezervojë sasitë e nevojshme për të bërë djathë.

Që nga koha e prodhimit djathi kërkon se paku 6 muaj stazhonim, por duket se kriza e mungesës së qumështit që nisi që në fund të vitit të kaluar po i jep efektet tek djathi.

Në fillim të qershorit kompanitë e përpunimit të qumështit rriten çmimet për rreth 55 artikuj të gjalpit, djathit, kosit etj, u rriten nga 10 deri në 50 për qind. Rritja më e madhe u aplikua nga për nënproduktet e gjalpit dhe djathit.

Shkruaj nje koment