Nga 4 janari punonjësit e administratës, supermarketeve dhe qendrave tregtare në punë vetëm me certifikatë vaksinimi

0
162

Prej 4 janarit të gjithë punonjësit e administratës publike, supermarketeve dhe qendrave tregtare në vend duhet të paraqiten në punë të pajisur me certifikatë vaksinimi.

Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë është botuar së fundmi edhe në Fletoren Zyrtare i cili parashikon që këto kategori duhet të paraqiten në punë po ashtu edhe me  test  PCR-je,  çdo 5  ditë, ose certifikatë  shërimi COVID-19.

Përjashtim nga rregullat e përcaktuara në këtë urdhër  bëhet  vetëm  për  rastet  që  kanë  indikacion mjekësor të përcaktuar me dokument mjekësor për mosaplikimin e vaksinës.

Vendimi në Fletoren Zyrtare:

1. Punonjësit e administratës publike, punonjësit e  supermarketeve  dhe të qendrave  tregtare,  si  një ndër  kategoritë  që  rrezikohen  dhe  përbëjnë  rrezik për të tjerët, me qëllim për të penguar përhapjen e infeksionit  të  shkaktuar  nga  Sars-Cov-2  (COVID-19),duhet  të  depozitojnë  pranë  qendrës  së  punës, duke filluar nga data 4.1.2022, një nga dokumentet e mëposhtme:

a)  certifikatë  vaksinimi COVID-19,  të  lëshuar nga e-Albania,që  vërteton  vaksinimin  e  plotë,  në formë digjitale apo të printuar;

b)test   PCR-je,   çdo   5   ditë,   të   kryer   sipas procedurëspër   kryerjen   e   testeve   për   efekte administrative,   për   të   verifikuar   që   nuk   janë mbartës të infeksionit Sars-Cov-2;

c) certifikatë  shërimi COVID-19 të  lëshuar nga e-Albaniaose  dokument  të  lëshuar  nga  autoritetet shëndetësore  të  vendit,  që  provon  shërimin  nga infeksioni  Sars-Cov-2,  me  vlefshmëri  deri  në  6 muaj pas shërimit.

2. Përjashtim nga rregullat e përcaktuara në këtë urdhër  bëhet  vetëm  për  rastet  që  kanë  indikacion mjekësor të përcaktuar me dokument mjekësor për mosaplikimin e vaksinës.

3.   Ngarkohet    Operatori   i   Shërbimeve    të Kujdesit    Shëndetësor,    Inspektorati    Shtetëror Shëndetësor,    Instituti    i    Shëndetit    Publik    të bashkëpunojnë  me  institucionet  e  administratës publike dhe subjektet private që ushtrojnë aktivitet tregtar  në  supermarkete  apo  qendra  tregtare,  për zbatimin e këtij urdhri.

Ky  urdhër  hyn  në  fuqi  menjëherë  dhe  botohet në Fletoren Zyrtare.

MINISTËR I SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE Ogerta Manastirliu

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here