Nga batanijet deri tek dhurimi i gjakut, shqiptarët e Kosovës dhuruan gjithçka për të prekurit nga tërmeti

0
163

Mbështetja dhe solidariteti i shqiptarëve të Kosovës ndaj të prekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi Durrësit, qoftë me ndihma financiare apo strehim, ka dëshmuar më fuqishëm se kurrë se jemi një popull dhe meritojmë të bashkohemi.

Shqiptarët e Kosovës dhuruan secili kontributin e tyre në bazë të mundësive që kishin, për t’ju ardhur në ndihmë vëllezërve dhe motrave të tyre në këto ditë të vështira.

Një rast i rrallë është edhe i një nëne shqiptare nga Kosova, e cila me veprimin e saj i la të gjithë gojëhapur.

Ajo erdhi së bashku me fëmijën e saj për të dhuruar diçka nga vetja, me aq mundësi sa kishte.

Më pas largoi fëmijën e saj nga karroca dhe e dhuroi atë për të mbijetuarit e tërmetit në Shqipëri.

Por ky nuk ishte rasti i vetëm kur solidariteti kaloi çdo kufi. Prekës ishte edhe rasti i një gruaje nga Podujeva, e cila dhuroi 10 eurot e fundit që i kishin mbetur, por u ndie tmerrësisht keq pasi nuk kishte më tepër që të jepte për të prekurit nga tërmeti.

Një tjetër rast ishte i një qytetari nga Drenasi, i cili ndonëse prindërit e tij po përballeshin me probleme të rënda shëndetësore, nuk mundi të qëndrojë pa dhuruar diçka.

E një i moshuar tjetër, posa e mori pensionin, ndau nga paratë e tij në ndihmë të atyre që ishin në gjendje më të vështirë, shkruan “Express“.

Ndërkohë, paratë që një i mitur kishte arritur t’i grumbullonte duke kërkuar lëmoshë gjatë tërë ditës, nuk i çoi në shtëpi.

Ai i dhuroi të gjitha të hollat për t’iu dalë sadopak në ndihmë atyre që mbeten pa kulm mbi kokë.

Ndërkohë, për t’ia kthyer gëzimin një fëmije shqiptar, u përkujdes një bashkëmoshatar i tij nga Kosova.

Në pamundësi për të dhuruar më shumë, ai e dhuroi një gjë të çmuar që e kishte, si kjo lodër…

Kurse këta tre fëmijë të tjerë, i dhuruan të gjitha kursimet e tyre, për t’i ndihmuar bashkëmoshatarët e tyre në Shqipëri.

E ditë më parë vëmendje mori edhe veprimi i kësaj gruaje që vuan nga sëmundja e kancerit.

Ajo nga pensioni i saj ndau 50 euro, ani pse pranoi se ai mezi i mjafton të blejë ilaçe.

Ndryshe, mobilizim për t’i ndihmuar ata që u dëmtuan rëndë nga tërmeti i së martës në Shqipëri, kishte në të gjitha qytetet e Kosovës.

Shqiptarët e Shqipërisë, nuk mund të gjejnë dot fjalët e duhur për të shprehur mirënjohjen e thellë ndaj vellëzërve dhe motrave tanë nga Kosova, gjë të cilën nuk do ta harrojmë gjer në frymën tonë të fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here