Nga Björk te Madonna,veshjet më të kritikuara në historinë e Oscar.

0
178

Natën e 4 marsit do të jenë të shumtë ata që do të ndjekin çmimet e Oskarit vetëm për të admiruar rrobat e bukura të veshura nga yjet e Hollivudit. Gjithsesi, jo gjithmonë, yjet e filmave parakalojnë në qilimin e kuq me veshje të plëqyera nga opinioni publik. Në të vërtetë ka ndodhur në disa raste që zgjedhjet e aktorëve janë kritikuar ashpër.

Më poshtë do të rendisim disa prej veshjeve më të diskutueshme në historinë e Oscarëve.

E para në listë është kostumi i projektuar nga Arnold Scaasi, i veshur nga Barbara Streisand në 1969 për të marrëOskarin e saj të parë për filmin «Funny Girl»

Barbara Streisand

«Vetëm kur dritat u ndezën -shkruante Vanity Fair – Barbara zbuloi se veshja e saj ishte shumë transparente ».

 

Cher

Një tjetër veshje e diskutueshme është ajo e Cher, e cila fitoi Oskarin si aktorja më e mirë për interpretimin e filmit “Shtrënguar nga Hëna”. Artistja u paraqit me një kostum të zi të çuditshëm me dy copë dhe një pelerinë të sipërme nga Bob Mackie.

Lizzy Gardiner

Në vitin 1995, Lizzy Gardiner mbante veshur në qilimin e kuq Oscar një fustan të bërë tërësisht nga kartat ari American Express. Australiania e shfaqi atë për ndjekësit në të gjithë botën kur mori statujën si projektuesja më i mirë ei kostumeve në filmin “Priscilla, Mbretëresha e shkretëtirës”

Matt Stone dhe Trey Parker

Edhe aktorët, herë pas here, kanë ndarë opinionin publik për veshjet e tyre të çuditshme. Ky është rasti i Matt Stone dhe Trey Parker, autorë të karikaturave të suksesshme South Park, të cilët në vitin 2000, u paraqitën në qilimin e kuq me kompozitorin Marc Shaiman (kandidati i Oskar për këngën më të mirë në “South Park) me veshjet e veshura nga Jennifer Lopez dhe Gëyneth Paltroë në edicionin e mëparshëm.

Charlize Theron

Ende në vitin 2000, Charlize Theron mbante një fustan të gjatë portokalli me supet e zhveshura, por shumë transparent.

 

 

Björk

Këngëtarja Björk gjithashtu provokoi polemika të mëdha. Në natën e Oscarëve në vitin 2001 ajo solli një fustan me mëngë, e bërë për të nga projektuesi maqedonas Marjan Pejoski.

Uma Thurman

Në vitin 2004, Uma Thurman veshi një fustan Lacroix me dantella, qëndisje (dhe flokët me ngjyrë ari) që u kritikua shumë në atë kohë.

 

Madonna

Në panairin e Vanity Fair pas ceremonisë së çmimeve, Madonna kishte veshur një trupore të zezë me pellush, geta rrjetë dhe fustanin me dantella. Një veshje për t’u harruar.

Sharon Stone

Veshja e zezë me pupla nga Dior u vesh nga Sharon Stone në natën e Oscarëve 2011. Më një krehje të flokëve tepër të fryrë dhe make-up shumë të shëmtuar, aktorja të përcillte imazhin e “shtrigës së keqe”.

 

Angelina Jolie

Veshja e errët me ndarje të dukshme për Angelina Jolie në natën e Oscarëve të vitit 2012. Edhe pse veshja ishte e mrekullueshme, aktorja ishte ngacmuar për paraqitjen e saj të çuditshme, që shpejt u bë një meme shumë popullore në internet.

Jennifer Lawrence

Në 2013, aktorja Jennifer Laërence mbante një fustan të bukur të gjatë krem nga Dior. Por ndërsa ngjitej në skenë për të marrë Oskarin si aktorja më e mirë, interpretuesja e  “The Positive Side” rrëzohet duke u penguar në bishtin e gjatë të sirenës, të veshjes së saj të rafinuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here