Nga inceneratorët te korrupsioni, Kraja ‘thumbon’ Ramën për sulmet ndaj SPAK: Partitë flasin sipas interesit

0
198

Kreu i SPAK Arben Kraja foli rreth hetimeve për aferën e inceneratorëve. Në një intervistë për Zërin e Amerikës në SHBA, Kraja u shpreh se hetimet do të vijojnë deri në fund për të vendosur para përgjegjësisë të gjithë të përfshirët.

“Çështja e inceneratorëve është komplekse, pasi sepse janë të përfshira shumë institucione. Është

një volum i madh pune. Ne kemi tre hetime penale për tre incneratorëve. Kemi ngritur përgjegjësi penale për disa persona, përfshire edhe zyrtarë, dhe hetimet do të vazhdojnë deri në fund. Kushdo që do ketë shkelur ligjin do të përgjigjen deri në fund. Ne nuk veprojmë mbi bazë të listave, por të provave. Kemi vendosur të rrimë larg opinioneve të politikës. E rëndësishme është të jemi objektiv në vendimmarrje”, tha Kraja për VOA.

Sulmet e kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK kanë qenë të vazhdueshme por kohët e fundit duket se kreu i socialistëve vendosi paqe. Kraja nuk i kurseu një përgjigje edhe deklaratave të Ramës, duke thënë se partitë politike flasin sipas interesave të tyre.

“Ne veprojmë bazuar në ligje, opinioni publik dhe partitë kanë të drejtën të shprehen dhe secili e shpreh sipas interesit të tij. Problemi është që ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm, ne nuk veprojmë sipas një listë, por veprojmë në bazë të provave që administrohen nga hetimi. Kur provohet fajësia marrim masa për gjykim. Ajo që kemi rënë dakord të gjithë është që të rrimë sa më larg këtyre opinioneve politike. Secili prej prokuroreve ka dosjet para dhe është i pavarur”, deklaroi Kraja.

Lidhur me korrupsionin në Shqipëri, Kraja nënvizoi se mbetet një problem shqetësues.

“Problemi i korrupsionit në Ballkan, por edhe në Shqipëri është një problem mjaft shqetësues. Është mungesa e ndëshkueshmërisë ndaj zyrtarëve të lartë që janë përfshirë në fenomene korrupsioni dhe për këtë shqetësim në Shqipëri është krijuar një reformë. Është krijuar një strukturë e re, janë ndryshuar shumë ligje dhe kemi dy vite e gjysmë që punojmë për ngritjen e strukturës dhe vijimin e punës. Padyshim ne bashkëpunojmë me të gjitha strukturat homologe edhe jashtë vendit. Ne kishim një takim me koordinatorin global kundër korrupsionit të emëruar nga sekretari Blinken dhe shkëmbyem mendime për të rritur më tej luftën ndaj korrupsionit. SPAK ka shumë çështje penale në hetim, të bëra publike ose jo. Ne jemi të vendosur për çdo çështje që përfshin zyrtarë të lartë tu shkojmë deri në fund dhe t’i vëmë para përgjegjësisë”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here