Nga Indrit Vokshi / Çfarë ka ndodhur me Sali Berishën?

0
184

Çfarë ka ndodhur me Sali Berishën?

Dje paska cituar me nderim Joe Bidenin, presidentin e SHBA, qeveria e të cilit e ka shpallur nongrata. Po Biden sikur ishte i kapur nga Sorosi dhe po mban Edi Ramën në pushtet, prandaj edhe godet legjendën e demokracisë! Ky po citon me nderim armikun e demokracisë?

Madje në mars 2022 Sali Berisha pati deklaruar: i bëj thirrje preisdentit Joe Biden të mos ndërhyjë në zgjedhjet e brendshme të partisë konservatore shqiptare. Aq thellë pati shkuar armiqësia e Biden saqë i ndërhynte edhe Flamurit tek organizimi.

Pardje Sali Berisha ka falenderuar Gabriel Escobarin, atë që si shef ka Antoni Blinkenin, atë që në dhjetor 2021 erdhi në selinë e PD e u tha demokratëve po deshët aleancë me SHBA, distancohuni nga Sali Berisha. Në dhjetor 2021 e quajtën sorosian, anti-shqiptar, njeri që do shkatërrimin e opozitës dhe mbajtjen e Edi Ramës në pushtet. Ky pardje e falenderoi!

Tani ka mbetur pa falenderuar vetëm Antoni Blinkenin. A po iu serviloset amerikanëve (sorosianëve)? Ku mbeti shpallja e Sorosit nongrata në PD? Pse nuk e shpall?

Për 1 vit me radhë këta njerëz na kanë akuzuar për shërbëtorë të amerikanëve, a thua se ishim shërbëtorë të pushtuesve. Ne shërbëtorë të pavlerë, ndërsa këta çlirimtarë të popullit nga imperializmi amerikan. Dakord, nuk është për tu marë seriozisht çfarë akuzojnë këta, pasi Ina Zhupën psh e nxorën aksionere tek kulla e Edi Ramës, pastaj sapo kaloi me ta e nxjerin në deklaratë për shtyp. Por tani na dalin dhe falenderojnë Gabriel Escobarin, citojnë Joe Bidenin?

Ku mbeti sovranizmi? Ku?

Bashkë janë, këta me Lul e me kompani, pasi nuk ia kanë përmendur njëri-tjetrit gjërat. Vetëm një gjë sdo ua falin mijëra e mijëra demokratë të angazhuar vitet e shkuara: këta shkatërruan një parti politike tradicionale.

PD si rregull duhet të ishte hapsirë dhe instrument i shoqërisë shqiptare. Parti e lindur në Tiranë në 1990, nuk e shpikën këta. Këta e shkatërruan duke e kapur për fyti si ta kishin lavire personale. Asgjësuan e zeruan investimet dhe kontributet politike të mijëra njerëzve. Si bankë e falimentuar. Falimentoi banka, humb gjithçka.

Tani do i servilosen edhe Sorosit. Mbajeni mend. Nuk kam qenë dakord që këtyre tu vihet nongrata, mirëpo me çfarë pamë gjatë vitit që lamë pas, fatkeqësisht kanë të drejtë SHBA-të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here