Nga Indrit Vokshi/ Demokratët do jenë në fatkeqësi politike për shumë kohë

0
37

Demokratët do jenë në fatkeqësi politike për shumë kohë.

31 vjet parti, dominon formim banal politik. Nuk ka kapacitet për analizë minimale, mbetet tua shpjegojë Amerikën një prototipe të cilën e kanë sjellë SB dhe Meta për tiu shpjeguar demokratëve Amerikën sipas interesave të tyre.

I mashtruan demokratët shqiptarë 7 muaj, duke u thënë se liberalët e Biden e Soros nuk na duan por, republikanët na duan dhe sapo republikanët të vijnë në pushtet, do ndryshojë loja. Sot, vjen personaliteti i lartë republikan, konservator, ish shef i CIA, ish Sekretar i Shtetit i Donald Trump dhe nga grupi parlamentar i PD takon Alibeajn, Tabakun, Gjekmarkajn, Dumën, Çupin dhe Xhaferrin. Nuk takon deputetët e angazhuar për të minuar imazhin e Amerikës në Shqipëri, ata të cilët na thonë se Amerika komandohet nga anti-shqiptarët. Vini re, në Amerikë vendosin anti-shqiptarët si Soros. Në Rusi jo, atje ska anti-shqiptarë. Pra rreziku nga vjen nga Amerika.

Fakti që as Pompeo nuk i takon, tregon se nuk ka politikë ideologjike konservatorë-liberalë. Ka politikë të interesave shtetërore, pa dallime. Jo vetëm për Shqipërinë por për gjithë rajonin.

E çfarë bëjnë pasi iu shkatërrohet përralla? Dalin me versionin se Pompeo vjen për lek. E kanë blerë me pagesë të majme Pompeon. Po të jetë për pagesë, paguajnë edhe Meta me SB, nuk e lënë për pagesë. Por këtyre sua pranon askush pagesën. Sepse amerikanët i kanë qarkuar si anti-amerikanë.

Të gjithë shiten e blihen, të gjithë lobohen sepse kanë interesa financiare, duan lekun; madje edhe ish shefi i CIA-s shitet e blihet. Vetëm këta prototipat, nuk shiten, nuk blihen, janë mistikë këta. Dhe vetëm knjazët e kreshtave të Ballkanit nuk kanë interesa financiare. E bëjnë gjithçka për shpirtmirësi. A e kuptoni?

Prandaj demokratët ndoshta e meritojnë të vuajnë në fatkeqësi politike, derisa ta mësojnë sadopak politikën e të mos mundet t’i mashtrojë kushdo që zgjohet më herët.

Shkruaj nje koment